Njoftim – Ndahet nga jeta banori i Labërisë (Kallarat, Vlorë).

NJOFTIM PER NDARJE NGA JETA TE MICO MANXHAR RIBAJ

Njoftojmë bashkëfshatarët kallaratas se në datën 14 janar 2019 në Tiranë u nda nga jeta në moshën 77 vjeçare, Mico Ribaj, i biri i Manxharit dhe Salihesë.

Përcjellja për në banesën e fundit u bë në Fier, ku perveç pjesëtarëve të familjes e të afërmve, morën pjesë, miq e shokë të familjes, bashkëfshatarë kallaratas dhe qytetarë fierakë.

Micua u lind në Kallarat në vitin 1942 në një familje të varfer, por me ndjenja të larta patriotike dhe atdhetare. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, Kallarat, ndërsa atë 7 vjeçar në Vranisht të Vlorës. Më vonë kreu edhe shkollën profesionale për industrinë.

Qysh në moshë të re, për shkak edhe të ndarjes nga jeta të nënës, së bashku me vëllain tjetër Bilalin, u përball me vështirësitë e kohës, të cilat e detyruan të punësohej para kohe në punëra të vështira.

Në vitin 1963 u vendos në Fier duke punuar për gati 43 vjet në TEC-in e Fierit deri sa doli në pension në vitin 2006.

Në vitin 1972 u njoh dhe lidhi jetën me bashkëshorten Afërditën, me të cilën lindën, rritën, edukuan dhe shkolluan tre vajzat, Mirelën, Salihenë dhe Julianën.

Micua ishte punëtor dhe specialist i zoti, shokë dhe mik i mirë, por mbi të gjitha edhe një bashkëshort dhe familjar i mirë.

Me daljen ne pension ai u aktivizua dhe dha kontributin e tij në degën e shoqatës “Kallarati”, Fier.

Kryesia e Shoqatës “Kallarati”, bashkohet me dhimbjen e famijes Ribaj dhe i shpreh asaj ngushëllimet më të sinqerta.

Qofte i paharruar emri dhe jeta e tij!

Shoqata Kallarati

Labërianews/Për të bërë njoftime të ndarjeve nga jeta dhe për të përkujtuar të afërmit që keni humbur në ditën e përvjetoreve të tyre  mund të na kontaktoni në E-mail:  labërianews@gmail.com ose në facebook: https://www.facebook.com/Laberianews/
Për njoftimet e ndarjes nga jeta mjafton të nisni këto të dhëna : Emri, Atësia, Mbiemri, Vendlindja, Vendbanimi, mosha, numri i fëmijëve, profesioni, shkaku i ndarjes nga jeta, vendi, data dhe ora e ceremonisë së përcjelljes, foto si dhe çdo informacion shtesë që dëshironi.
Për përkujtimore: Mund të nisni një dedikim me vargje, një shkrim, një poezi duke përfshirë të dhënat e mësipërme së bashku me foton përkatëse.

Loading...