Njoftim – Ndahet nga jeta banori i labërisë (Kallarat, Vlorë)

NJOFTIM PER NDARJE NGA JETA TË SALI SULO MEMUSHAJ

Njoftojmë bashkëfshatarët kallaratas se më 12 maj 2019 u nda nga jeta Sali MEMUSHAJ, bashkëshorti i Murzikës, babai i Ajazit, Bakos, Manushaqes, Meritës dhe Eftimisë.

Varrimi bëhet nesër datë 13 maj 2019, ora 13:00 në Kallarat.

Saliu u lind në Kallarat më 22 shtator 1936 në një familje me ndjenja të theksuara patriotike e liridashëse në Memushaj.

Saliu së bashku me Murzikën lindën dhe edukuan me mund e sakrifica 5 fëmijë dy djem dhe tre vajza të denja për familjen dhe shoqërinë.

Gjatë gjithë jetës së tij, Saliu shpalosi më së miri vlerat e një njeriu të qetë, të thjeshtë, punëtor e fjalëpaktë, të një prindi e bashkëshorti shembullor.

Ai me familjen e tij shquhej për mikëpritjen dhe marrëdhënie shumë korrekte me të gjithë bashkëfshatarët, miqtë dhe të afërmit e tij. Si i tillë gëzonte respekt nga të gjithë.

Kryesia e Shoqatës “Kallarati”, i shpreh ngushëllimet më të thella e të sinqerta, bashkëshortes, fëmijëve, si dhe të afërmve të tij!

Qofte i paharruar emri dhe jeta e tij!

Loading...