Me hidherim ju njoftojme se eshte ndare nga jeta banorja e Laberise nga Kallarati Razip Matush Strataj.
NDAHET NGA JETA RAZIP MATUSH STRATAJ.
Kryesia e Shoqatës Kallarati njofton bashkëfshatarët e saj, se sot në datën 19 mars 2020, u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare, Razip Strataj, bashkëshorti i Gastere Strataj, babai i Lumturisë, Manushaqes, Gëzimit, Suzanës, Sokratit dhe Zenies.
Razipi u lind në Kallarat më 19 nëntor 1933 nga prindërit Matush e Zilo Strataj, nga një fis i njohur për traditat patriotike e liridashëse.
Razipi u martua me Gasteren, bijë nga fisi Lalaj në Kuç, e cila edhe ajo u nda nga jeta para dy muajsh.
Razipi ishte njeri punëtor dhe i përkushtuar ndaj familjes dhe shoqërisë. Të dy bashkëshortët Razipi dhe Gasteria lindën, rritën, edukuan e arsimuan me shumë vuajtje e sakrifica të mëdha gjashtë fëmijë me vlera të larta për familjen dhe shoqërinë.
Razipi dha një kontribut të vlerësuar në punët e kooperativës dhe në Rezervat e Shtetit të vendosura në Kallarat, si dhe në jetën shoqërore të fshatit.
Përcjellja e tij për në banesën e fundit bëhet nesër në Kallarat në orën 13:00, në një situatë jo të zakontë, për arsye të kufizimeve të lëvizjes për shkak të epidemisë së coranoviruesit.
Kryesia e Shoqatës “Kallarati” i shpreh ngushëllimet më të thella e të sinqerta familjes Strataj dhe të afërmve të tij në Kallarat e kudo tjetër.
Qoftë i paharruar emri dhe kujtimi i Tij!