Na hidhroj e na pikëlloj lajmi i zi i ndarjes para kohe nga jeta të shokut tonë të mirë , oficerit të FLOTES LUFTARAKO DETARE , Qamil Sulaj!
Qamil Sulaj veshi që 14 vjeç uniformen ushtarake të Shkolles Ushtarake “Skenderbej” dhe mbeti gjthë jeten ushtarak i Ushtrisë tonë , i Atdheut tonë të dashur të cilëve u kushtoj gjithë jeten, dijet, perkushtimin atdhetarë në kryerjen me perfeksionizem të lartë të gjitha detyrave të caktuara, në repartet e në anijet e Flotes Luftarako Detare e veçanrisht në Bazen Ushtarako Detare në Shëngjin.
Pas Shkolles “Skenderbej” Qamil Sulaj kreu kursin e lartë per Sherbimin Radioteknik pranë Shkolles Lartë të Marines në Vlorë me rezultate të larta dhe u titullue oficer i Flotes Luftarako Detare.
Gjatë gjithë jetes Qamil Sulaj u karakterizue nga një pregatitje e lartë teknike e profesionale dhe , nga një perkushtim i lartë në detyrë, gjithëmonë i gatshem per ruajtjen , mirë funksionimin e patjen në një gadishmëri të lartë të Sherbimit Radioteknik në Bazen Detare të Shëngjinit dhe kudo ku e thirri detyra.
Me aftësitë e tij teknikoprofesionale ai i paraprinte gadishmërisë teknike të aparaturave teknike , moderne per kohen, si në tokë , në anije e në det, siguroj kurdoherë gadishmëri
të lartë dhe arrinte kurdoherë arritje të larta në pregatitjen luftarake të ekipazheve dhe të efektivit që perdornin këto aparatura moderne.
Jo vetem që i njihte mirë aparaturat hidroakustike të anijeve dhe llokacionit, por falë aftësive të larta teknike të tij ai i kryente vetë të gjitha sherbimet tenike dhe me shembullin personal kryente vetë riparimin e eliminimin e difekteve që ndodhnin gjatë punes së tyre në tokë apo në det.Njihte mirë dhe gjuhë të huaja, veçanrisht gjuhen italiane të cilen e vinte në sherbim të punes e të aftësimit teknik të tijë.
Qamil Sulaj ishte jo vetem një kuader i aftë e rezultativ në punë e detyrë por ai dallohej si shok e njeri i veçantë. Kishte mardhënie shumë të mira me të gjithë detaret e kuadrot dhe gjithë popullin e Shëngjinit , të Lezhes e më gjerë. Gjithëmonë buzagaz e fjalë ëmbël, nuk prishi qejf asnjëherë me njeri si në repart ashtu dhe në qytet ku bente një jetë aktive dhe gjithëmonë u është gjetur pranë qytetarve të Shëngjinit në riparimin e aparaturave të radiove e televizorve që shpesh pesonin difekte.Veç mirë bëri gjatë gjithë jetes tij, ishte sinonim i mirësisë, bujarisë e fisnikrisë! Ai ishte aq i mirë per të gjithë ne sa veç shpirti i tij dhe shpirti jonë që e kemi njohur e dimë dhe ja dimë!
Ishte nder njerzit e rrallë që kemi njohur që të ishte e mira e të gjithëve dhe e keqja e vehtes vet, aq shumë bënte per shokët e shoqërinë!
Me një shpirt e zemer të paster, bujar i tepruar e fisnik si ai, i papritueshem ndaj çdo nevoje të punes , të gadishmërisë e të familjarëve të qytetit të Shëngjinit ku ai jetoj e punoj gjithë jeten dhe ku kishte fituar respektin e dashurinë e sejcilit.
Vdekja e parakohshme e Qamilit , duke lënë në pikllim bashkëshorten , djalin , vajzat , familjaret, miqtë e tijë të shumtë, na piklloj pa masë dhe ne shokëve e bashkëdetaret e tij që punuam e gezuam shoqërinë e tij në kushte të vështira të lundrimit në det me dallgë e kushtetë vështira, në tokë e në veprimtaritëe shumta ku Qamili spikaste si me mirësjelljen e respektin ndaj secilit por dhe me humorin e shakatë e tij pikante që na bënte të gezonim bashkë. E ndjenim në çdo kohë prezencen e shoqërinë e tij!
Na preve në besë , per herë të parë o Qamil Sulaj! Na premtove se do ngrihesh e do jesh prap gezimi i shoqërisë tonë , por ky lajm na preu si me thikë , na dhëmbi në shpirt per ty , shoku ynë i mirë e i paharruar.
Ti perherë do të jesh i pranishem në kujtesen e secilit prej nesh, ashtu siç të patem : lezetin e shoqërisë tonë!
Nuk deshem kurrë Qamil të të themi : Lamtumirë, por këto janë ligjet e jetes e duhet tu nenshtrohemi!
Ngushllimet më të sinqerta familjes per humbjen e parakohshme të njeriut tuaj të dashur!
Të qoftë i lehtë dheu o Qamil Sulaj!
Pushofsh në Paqe!
Lamtumirë o, shoku ynë, shoku i mirë i të gjithëve QAMIL SULAJ!
=(VARRIMI BËHET DITEN E HËNË ORA 13.00
NË VARREZAT E SHËNGJINIT)