Njoftim për ndarje nga jeta

NJOFTIM PËR NDARJE NGA JETA

Me hidhërim të thellë njoftojmë bashkëfshatarët kallaratas, se në rrethana ende të pazbardhura e nga njerëz të paidentifikuar në mënyrë gjakatare gjatë natës së sotme i morën jetën 25 vjeçarit Kristian Breshanaj, djalit të mjekut të njohur kallaratas me banim në Vlorë, Edmond Breshanaj.

Varrimi bëhet sot në orën 14:00 në Vlorë.
Në këto momente tepër të vështira gjendemi pranë familjes së tij, prindërve Edmondit e Mirandës, vëllait të tij dhe gjithë të afërmve, duke u shprehur atyre ngushëllimet më të thella e të sinqerta për përballimin e kësaj dhimbje të madhe.
Kristian u prehshë në paqe!

Kryesia e Shoqatës Kallarati

Loading...