NJOFTIM PËR NDARJE NGA JETA TË BUDIN SABRI DEMIRAJ
Kryesia e Shoqatës Kallarati, njofton bashkëfshatarët, se pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare Budin Demiraj, bashkëshorti i Selimesë, babai i Artanit, Kozetës, Edlirës, Elsës, Anës, vëllai i Beqares, Lutos, Shefos, Alidisë, Hurmasë, Hismos, Dushit e Xhevdetit.
Varrimi bëhet sot në datën 25 prill 2022, ora 11:00 në Kallarat.
Budini u lind në Kallarat në vitin 1936 në një familje me ndjenja të larta patriotike e liridashëse nga prindërit Sabri e Trendafile Demiraj (Qejvanaj)
Budini u martua me Selimenë dhe lindën e rritën me sakrificë 6 fëmijë, Kozetën, Elsën, Edlirën, Anën, Ilirin (ndarë nga jeta) dhe Artanin.
Budini gjithë jetën punoi me përkushtim e devotshmëri në sektorin e vështirë, atë të blegtorisë, duke qenë një çoban i dalluar. Ai ishte një njeri i urtë, punëtor dhe i papërtuar për asgjë për vete, për familjen dhe shoqërinë. Budini i përket atij brezi të çobanëve që gjithë jetën ia përkushtoi blegtorisë. Vitet e fundit të jetës, duke qenë i sëmurë i kaloi në Tiranë pranë djalit të tij Artanit, i cili së bashku me bashkëshorten e tij Anën i shërbyen me kujdes të madh deri në fund.
Kryesia e Shoqatës Kallarati shpreh Vlerësim e Mirënjohje për kontributin e tij ndaj familjes, shoqërisë dhe ndaj vendlindjes, Kallaratit dhe u shpreh ngushëllimet më të thella e të sinqerta, bashkëshortes, vëllezërve, motrave, fëmijëve dhe të afërmëve të tij.
Qoftë i paharruar kujtimi dhe emri i Tij! U prehtë në Paqe!
Kryesia e Shoqatës Kallarati
Njoftim për ndarje nga jeta
Loading...