Oki (80mg) nuk do të shitet më në asnjë farmaci pa recetë, përveç Oki task (40mg), i cili shitet në farmaci me bustina dhe qe perdoret edhe pa nevojen e recetes se leshuar nga mjeku.
Ky ka qene njoftimi qe ne fakt nuk eshte bazuar ne nje vendim te marre se fundi nga Agjencia e Barnave pasi qe ne fillim OKI ka qene nje preparat qe perdorej vetem me receten e mjekut, pavaresisht zbarimit ose jo te ketij parimi nga ana e farmacive ne vend.
Oki është një ndër barnat më të lira dhe më të përdoruara nga shqiptarët, për dhimbje të durueshme ose jo. Por ai nuk eshte ne listen e Agjencise se Barnave mes atyre medikamenteve qe mund te perdoren pa recete. LISTA E BARNAVE QE PERDOREN PA RECETE
Ende nuk ka një përgjigje zyrtare pse Oki do të jepet me recetë, por sipas farmacistëve mendohet se është marrë ky vendim eshte marre nga konsumimi i tepruar këtij ilaçi vend e pavend dhe rrezikut te efekteve anesore qe mund te vijne nga perdorimi i gabuar i tij.





