Njoftim: Vlora ka humbur sot një nga djemtë e saj të mirë. Lamtumirë inxhinjer Dejvi…!

Nga Ergys Allushi

Vlora ka humbur sot një nga djemtë e saj të mirë, një nga qytetarët model, një prej trashëgimtarëve të familjes së madhe qytetare e patriotike Sharra.

I lindur në vitin 1934, Dejvi Sharra ka ndërruar jetë sot, në moshën 85 vjeçare.

Ai do mbahet mend si një nga inxhinierët me kontribut të madh në ndërtimin e një sërë objektesh të rëndësishme në qytetin e Vlorës.

Ai e donte qytetin e tij, njerëzit, profesionin e ndertuesit, historinë e të parëve të tij në formimin dhe mbrojtjen e Shtetit të Parë Shqiptar.

Loading...