Njohuni me shtetet qe nuk kane aeroporte!

Lista e vendeve që nuk kanë aeroportin e tyre është në të njëjtën kohë edhe lista e vendeve më të vogla në botë për sa i përket sipërfaqes që zënë.

Para se të filloni të planifikoni një pushim në Evropë, mund të dëshironi të kontrolloni fillimisht nëse destinacioni juaj i dëshiruar ka një aeroport.

Edhe pse vendet në listë nuk kanë aeroportin e tyre, zakonisht është më pak se një orë larg atyre të vendeve fqinje dhe mangësia mund të kompensohet lehtësisht.

Pesë vendet që nuk kanë aeroportin e tyre:

Vatikani

Vatikani është shteti më i vogël në botë, i vendosur brenda Italisë. Pa aeroport, do t’ju duhet të fluturoni për në Aeroportin Leonardo da Vinci të Romës dhe më pas të merrni një taksi – udhëtimi zgjat rreth 35 minuta.

Monako

Vendi i dytë më i vogël në botë, Monako, është i rrethuar nga Franca dhe nuk ka një aeroport.

Ju do të duhet të fluturoni për në Aeroportin Nice Cote d’Azur dhe më pas të merrni një taksi për reth 30 minuta për të arritur në Monako.

Andorra

Shteti i Andorrës gjithashtu nuk ka aeroportin e vet, megjithëse mund të udhëtoni atje përmes Spanjës ose Francës.

Aeroporti më i afërt është Seo De Urgel në Spanjë dhe udhëtimi për në Andorra zgjat rreth 35 minuta me automjet.

San Marino

San Marino është një tjetër nga pesë vendet që nuk kanë aeroportin e tyre.

Aeroporti më i afërt është në qytetin italian, Rimini. Udhëtimi nga aeroporti Federico Fellini zgjat rreth 30 minuta.

Lihtenshtajni

Nuk mund të fluturosh as për në Lihtenshtajn, një vend i rrethuar nga Zvicra dhe Austria. Mënyra më e mirë është të fluturoni për në Zyrih dhe më pas të merrni një taksi ose të shkoni me tren nga Bucha ose Sargans në kufirin zviceran.

Loading...