Me 14 gusht reperi Noizy do të mbajë koncertin “Alpha Show” në Tiranë, por si për t’Ii paraprirë ai ka organizuar dje një “Pre-Party” në kryeqytet. Në festë ishin të pranishëm miqtë, bashkëpunëtorët dhe kolegët më të afërt të Noizyt si Roza Lati, Albana Osmani, Alketa Vejsiu, Loredana, Blerim Destani, Ardian Bujupi dhe Rozana Radi.
Prania e Rozanës surprizoi jo pak,, pasi të gjithë e dinë që dyshja pati mosmarrëveshje pas bashkëpunimeve mes tyre për këngët “Fly” dhe “Mister Yesterday”.
Por artistët si duket I kanë lënë pas inatet dhe Noizy e ka nisur festën me një deklaratë për Rozanën:
“Rozi të dua shumë. Unë jam personi i fundit që mbaj këto lloj fjalimesh, por po vazhdoj pak ashtu siç di unë të flas”, dëgjohet të thotë reperi në videon e publikuar në Instagram.