Noizy dhe Oriola bëjnë deklaratat e papritura për njeri-tjetrin

Modelja e famshme shqiptare Oriola Marashi dhe reperi Noizy kanë qenë dyshja mjaft e dashur për publikun, në kohët kur Oriola ishte pjesë e grupit “OTR”. Edhe pse kishin miqësi shumë të mirë me njeri-tjetrin, u duk sikur marrëdhënia e tyre u kris në vitin 2019. Kjo gjë u vu re kur ata nuk u panë më bashkë, nuk ndiqenin më në rrjete sociale si dhe fshinë të gjitha fotot që kishin publikuar me njeri-tjetrin.

Asnjë nga të dy ata nuk ka reaguar publikisht lidhur me arsyen e krisjes së miqësisë së tyre.

Mirëpo, së fundmi, Noizy i ftuar në emisionin “Why Not” nga Roza Lati ka folur për modelen, duke e konsideruar atë një vajzë fantastike.

“Oriolën e kam shumë përzemër. Po të ishte çun, do të ishte shoku im më i ngushtë. Është goc fantastike, zemrën që ka Oriola, nuk e ka asnjë vajzë tjetër deri sot. Është shumë easygoing, e ke për çfarëdolloj gjëje, çfarëdolloj problemi, çfarëdolloj halli. Mund ta marësh në telefon, të bisedosh me të.

Me Oriolën nuk kemi ndejt pak, kemi ndejt non-stop, grumbull, në studio, në shtëpi, udhëtonim bashkë, është gango.”
Ai nuk ka nguruar ta përgëzojë atë profesionalisht, duke theksuar se sipas tij, është ‘modelja më e mirë që ka patur ndonjëherë Shqipëria’.

Kjo intervistë nuk ka kaluar pa u parë nga Oriola e cila e ka postuar videon në llogarinë e saj të “Instagram” duke shkruar: “Ke qenë gjithë një nga mbështetësit e mi më të mëdhenj. Më i miri i të mirëve”

Duket se dyshja vazhdon të ruajë një marrëdhënie të ngushtë me njeri-tjetrin.

Loading...