Marrëdhëniet familjare janë hera herës të komplikuara, sidomos kur bëhet fjalë për ato mes një vjehrre dhe një nuse.
Flasim për njerëz që i lidh jeta, dhe që padyshim mund edhe të mos gjejnë gjuhën e përbashkët, por ky nuk ka qenë rasti i pedagoges Nora Malaj, e cila në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ ka rrëfyer se në fakt për të, marrëdhënia nuse- vjehërr ka funksionuar shumë mirë.
“Ne të dyja i përkisnim një sfere tjetër në të jetuarit dhe në të kuptuarit dhe nuk patëm nevojë të vinim as llokumet dhe as kulacin sepse jetuam bashkë deri sa vdekja atë e ndau nga unë. Gjithë jetën kemi pasur në marrëdhënie jo vjehrrë e nuse por një marrëdhënie nënë e bijë’ tha ajo.
Ndërsa ka rrëfyer për dasmën e saj, ajo ka treguar edhe për një bisedë me vjehrrën e cila ka ndikuar dhe ndihmuar që të krijojnë një marrdhënie të shkëlqyer me njëra-tjetrën në vitet e gjata që kanë jetuar sëbashku.
“Kur ime vjehrrë më ka takuar dhe kemi marrë një ëmbëlsirë të dyja dhe u ulëm bashkë dhe vjehrra ime më thotë ‘ Dua të të bëj një bisedë’ vjehrra ime e mbaruar në Moskë, një nga personalitet e fushës së ekonomisë dhe kuptohet që kishte të tjera tradita me një kulturë shumë të madhe. Më thotë ‘ cdo gjë që do të ndodhi në shtëpinë tonë varet nga ne të dyja.
Si mendon ti që ne të rrijmë si nuse dhe vjehrrë apo si vajzë dhe bijë. Unë mendoj I thash që varet në dorën tuaj si do ta zgjidhni. Nëse do jemi si vjehrrë e nuse kam përshtypje që do fitoj unë dhe ju nuk do ndjeheni mirë. Por nëse do jemi si nënë e bijë, cdo gjë do e keni ju, sepse cdo gjë që ju do më thoni, nëna bijën sido që të jetë e shikon me këtë sy. Dhe që nga ai moment unë vjehrrës sime I thirra mami dhe më erdhi shumë natyrshëm që ti thërrisja mami. Dhe koha tregoi që jetova më shumë me të sesa me mamanë time” u shpreh ajo./noa.al