Ish-zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj me anë të një statusi në “Fecebook” shkruan se askush nuk e ka menduar se Gjykata Kushtetuesja do të katandisej në këtë ditë të zezë.
Malaj thekson se e gjitha që po ndodh është një tmerr i paparë, kurse shton se ajo që po ndodh është një Panair i Marrëzisë.
Postimi i Nora Malajt:
Panairi i Marrëzisë dhe sërisht emri
Arta në skenë!
Askush mund ta mendonte që zgjedhjet për antarë në Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri do të katandisej në kete ditë të Zezë!
Pa frike mund të quhet si Panairi Marrëzisë!
Gjithkush , pas rastit të sotëm mendon se llogjika në këtë vend ia ka lënë fronin absurdit!
Tmerr i paparë! Tashmë “ Skllevërit modernë” kanë vendosur vet të fusin qafën në “kularin” e zgjedhës së këtij pushteti të kapur nga krimi dhe bëhen edhe të pabesueshme në dijet e tyre për Institucionin ku pretendojnë të jenë pjesë e gjykimit.
Dhe e keqja më e madhe , të gjitha ato që përdoren janë gra! Kjo më dhemb më shumë! Se nuk besoj se janë të paditura , të paafta , por thjeshtë ua kanë mbyllur gojën,veshët dhe sytë dhe u kanë thënë se : “Edhe deklarimin , apo aktin noterial, ta quaj betim ??!! Kësaj i thonë “Marrezi e Padëgjuar”!
Nuk di se ku i kanë kapur këto zonjat e drejtësisë, që veprojnë pa llogjikë minimale dhe humbasin dhe aftësitë e tyre të dijes në fushën e drejtësisë , si shkelje e hapur e Kushtetutës, po një gjë e kuptoj mirë , shprehjen e popullit: “Zullumi vjen tuj u trashë dhe litari tuj u t’hollë!”
“Ka një gjykatë më e lartë se gjykatat e drejtësisë dhe ajo është gjykata e ndërgjegjes. Ajo është mbizotëruese e të gjitha gjykatave te tjera.”
Zoti i mëshiroftë që pranojnë të bëhen kamikaze “Në emër të Partisë” . Asgjë mę shumë se “Panairi i Marrezisë”! Sa shumë dhimbje për këdo që keqpërdoret në emër të drejtësisë!