Zëdhënësja e Qeverisë dhe njëherazi ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ishte e para që reagoi nga socialistët, pas propozimit të Presidentit Ilir Meta lidhur me zgjidhjen e krizës politike. Ajo shkroi me ironi në rrjetet sociale duke iu drejtuar kreut të shtetit: “Amanet mushkat se Baba Xhikja na la!”
Pas këtij postimi të saj ka reaguar ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj. “Nje këshillë për ish-nxënësen time Elisa! ( Spiropali) Elisa, si mësuesja jote , që në adoleshencën tende të kam përkrahur dhe promovuar, teksa të dëgjoj të fyesh dhe të dalësh jashtë etikës dhe qytetarisë, veçanërisht figurën e Presidentit të vendit tend, të votuar dhe zgjedhur nga Partia që ti përfaqëson dhe që çdo shqiptar e bënë të ndjehet krenar, më bën të ndihem keq, që më paska ikur mundi dëm. Por, të kujtoj një thënie të mençur të popullit tonë: “Para të madhit e prapa kalit (qoftë edhe ai i Skënderbeut) mos qëndro!
“Kujdes , se fjala kocka nuk ka , por kocka thyen. Unë të kam mësuar që fjala është e shenjtë dhe nuk duhet keq përdorur, aq më tepër kur bëhet sharëse e fyese dhe përdoret në gojën e një zonje, nëne dhe ministreje , të bënë të ndjesh dhimbje.
Mos merr modelet që të shpërfytyrojnë, por modelet që të nderojnë. Jeta është e gjate bija ime, por duhet jetuar me dinjitet , jo me gjuhen e rrugës dhe rrugaçerisë. Kjo ishte një këshille per ty pas kësaj maskarade zgjedhore ku çdo politikan i pozitës dhe opozitës duhet të ndjej përgjegjēsi”, shkruan Nora Malaj.