Norvegjezja fut në kurth dy shqiptarët në Rodos

Një ngjarje ka denoncuar një turiste norvegjeze në policinë lokale në Greqi.

Pjesë e këtij turpi janë bërë edhe dy të rinj shqiptarë.

Turistja ka deklaruar pranë bluve grekë se dy të rinj shqiptarë kanë abuzuar seksualisht me të.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin Rodos. Sipas vajzës, pasi kanë mbaruar punë me të, të rinjtë e kanë detyruar të shkojnë sëbashku deri tek një bankomat.

Ata i kanë kërkuar vajzës që të tërheqë një shumë të caktuar parash dhe t’i paguajë ata për “kënaqësinë” që i kishin ofruar.

Dy shqiptarët, kushërinj 23 dhe 28 vjeç u identifikuan dhe u shoqëruan nga policia në Rodos.

Ata mohuan çdo akuzë, duke deklaruar se asnjë gjë nga ato që thotë vajza, nuk është e vërtetë.

Avokatja e dy shqiptarëve, Maria Krikopoulou tha se denoncimi i norvegjezes është i qëllimshëm për të përfituar abuzivisht nga siguracionet.

Dy djemtë e shoqëruar, deklaruan se njohja me turisten erdhi nën avujt e alkoolit dhe gjithçka u bë me dëshirë.

Ata mohuan të kishin detyruar turisten që të nxirrte lekë nga bankomati dhe tua jepte.

Gjykata njoftoi të shtunën se vendosi të lërë të lirë dy djemtë shqiptarë.

Loading...