Novoselë, makina shpërthen në flakë

Dalin detaje të reja në lidhje me djegien e makinës me targa italiane në Novoselë mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se pas djegies së kësaj makine nuk fshihet një ngjarje kriminale, por një 61-vjeçar i dehur në timon ka shtypur gazin pa pushim, nga ku ka marrë flakë motori.

“61- vjeçari duke drejtuar automjetin tip Renault në gjendje të dehur si pasojë e dhënies gaz pa pushim në mënyrë të pakontrolluar, ka marrë flakë motorri e si pasojë mjeti është djegur plotësisht”, njofton polici.

Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e 61-vjeçarit, banues në Vlorë, mbi të cilin rëndon akuza për veprën penale ” Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt.

Loading...