Nuk do ta besoni se kush janë më thashethemexhinj – Meshkujt apo femrat?

Një studim amerikan ka bërë një zbulim befasues, ku meshkujt cilësohen më thashethemexhinj se femrat.

Në studim u përfshin 5 mijë persona, ku rezultoi se teksa femrat merreshin me llafe 52 minuta në ditë, meshkujt shpenzuan plotë 76 minuta.

Ndryshe nga sa besohet, studimi i ‘Onepoll’, tregoi se meshkujt janë ata që merren me më shumë thashetheme.

Po ashtu 31% e të intervistuarve meshkuj deklaruan se ishin më të lumtur kur ndanin situata me miqtë e tyre, se sa kur bënin seks. Një zëdhënës i kompanisë, deklaroi se thashethemet kanë të bëjnë me çështje të ndryshme.

Temat e preferuara të meshkujve janë dehja me shoqërinë, lajmet, kolegët, universiteti, puna, femrat më seksi në punë, ngritjet në detyrë, seksi, rroga, shefi, shkruan noa.al.

Ndërkohë femrat zgjedhin argumente që kanë të bëjnë me femra të tjera, lajme për personazhet e famshëm, problemet në çift, dashuria e personave të tjerë, seksi, dikush që është shëndoshur, serialet ose filmat, të fejuarit ose burrat e femrave të tjera dhe vjehrra

Loading...