Nuk do ta besoni – Sipas një studimi,mbiemri ndikon në suksesin ose mos suksesin tuaj

Jo, ne nuk po flasim për kronizëm dhe nepotizëm, por është fakti se nëse mbiemri juaj ka një tingull “fisnik”, kjo mund të të favorizojë në karrierën tënde të punës, meqë me sa duket, aura pozitive e mbiemrit derdhet mbi personin.

Ky është rezultat i një hulumtimi të kryer në Gjermani, i realizuar kështu mbi mbiemrat gjermanë.

Duke shikuar përtej të dhënave të mbi 220,000 njerëzve, doli se ata që kishin një mbiemër “fisnik” si Kaiser (perandor), König (mbreti) ose Fürst (princ) dukej se kishin arritur pozita drejtuese më shpesh se ato me mbiemra që kishin të bënin me aktivitete të përditshme, të tilla si Kock (kuzhinier) ose Bauer (fermer), ose që nuk kishin referenca specifike për statusin shoqëror.

Natyrisht, është e nevojshme të theksohet, fakti i të qenit një mbiemër fisnik nuk do të thotë në asnjë mënyrë se familja ka pasur ndonjëherë një titull fisnik.

Megjithatë, ndikimi i mbiemrit në karrierë nuk mund të jetë universal, studiuesit supozojnë: në këtë rast efekti është gjithashtu i mundur për shkak të zakonit të përhapur të thirrjes së mbiemrave të njëri-tjetrit në Gjermani.

Në vendet e tjera ku tendenca është të quhet me emrin e parë, ky efekt mund të jetë më pak i rëndësishëm.

Loading...