‘Nuk do ta harroj kurrë’, çfarë thotë Joe Biden për vrasjen e Osama Bin Laden 10 vite më parë

“Është një moment që nuk do ta harroj kurrë”. Kështu u shpreh presidenti i SHBA Joe Biden të dielën në lidhje me vdekjen e Osama bin Laden, i cili u vra dhjetë vjet më parë në një sulm nga forcat speciale amerikane.

Joe Biden, atëherë zëvendës president i SHBA gjatë mandatit të Barack Obama, ishte në një dhomë të sigurt në bodrumin e Shtëpisë së Bardhë, më 1 maj 2011 dhe monitoroi drejtpërdrejt operacionin në Abbottabad, në Pakistanin verior, gjatë së cilës u vra shefi i Al-Kaida.
Forcat amerikane vranë Osama bin Laden në qytetin pakistanez herët në mëngjes më 2 maj 2011 në një operacion të fshehtë Geronimo.

Duke e kujtuar si moment të veçantë në karrierën e gjatë politike, Joe Biden në një deklaratë vlerësoi, “anëtarët e shërbimit të inteligjencës që e ndoqën atë, vendosmërinë e presidentit Barak Obama për të marrë një vendim dhe talentin dhe guximin e ekipit në terren”.

Loading...