‘Nuk dua të krijoj panik, do të ketë reshje shiu dhe bore, por …’/ Peleshi tregon si praqitet situata në vend

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një prononcim për mediat nga Korça ka folur mbi situatën e reshjeve gjatë orëve dhe ditëve në vazhdim.
Sipas Peleshit deri tani gjithçka është nën kontroll dhe situata mund të përshkallëzojë vetëm nëse do të ketë reshje me intesitet të lartë.

Nëse ky skenar ndodh, Peleshi bëri me dije se ministria e Mbrojtjes dhe të gjitha strukturat administrative janë në gadishmëri për të patur situatën nën kontroll.

Gjithashtu Peleshi shtoi se gjatë ditëve në vijim reshjet e borës nuk do të mungojnë, por ARRSH është në gadishmëri dhe deri tani nuk ka probleme në asnjë aks rrugor në vendin tonë.

“Kemi Kaskadën e Drinit që reshjet vazhdojnë gjatë dhe ujrat arrijnë në nivele maksimale të liqeneve. Ato pastaj kërcënojnë dhe rrezikojnë përmbytje të mëdha. Në zonën jugperëndimore kemi lumin e Vjosës dhe e dimë që është një lumë i egër që në rast të reshjeve të mëdha rrezikojnë të dalin nga shtrati. Liqeni i Fjerzës është 25 m nën nivelin e epikut, do të thotë që ka rezervë për disa ditë reshje.

Nuk do të kemi përmb ytje për shkak të shkarkimeve të detyrueshme. Në jug perëndim do të ketë reshje, mund të kemi dalje nëse do të jetë i lartë intesiteti. Të gjitha strukturat tona administrative nën drejtimin e ministrisë së mborjtjes janë të gatshme, kjo gadishmëri është deri në nivel vendor, pranë prefekturave. Ju kërkoj që të jenë të gatshëm në çdo prefekturë. Forcat e A rmatosura janë gjithmonë rezervë, nuk dua të krijoj panik, në këtë furi reshjesh nuk presim përmb ytje të mëdha.

Do të ketë reshje bore, por autoriteti Rrugor shtetëror shqiptar, ministria e Infrastrukturës, janë në gadishmëri, nuk kemi pro bleme në ansjë aks”, tha Peleshi.

Loading...