Nga meraku i baktereve, shpesh kemi tendencën që të qërojmë çdo lloj perime apo dhe frutat sepse mund të kenë ndenjur shumë kohë jashtë në pluhur. Por sipas Living, duke bërë këtë veprim ne e privojmë veten nga vetitë që ka lëkura e tyre ndaj dhe për këto fruta dhe perime nuk duhet ta bëjmë më.
Patatet: Është i zakonshëm qërimi për pure patatesh, sallatë patatesh, dhe madje edhe patate të pjekura. Por kjo është një ide e keqe, sepse 20 përqind e vlerës ushqyese, të tilla si vitaminë B, gjurmë minerale dhe fibra vijnë nga lëkura.
Patëllxhani: Lëkura e patëllxhanit përmban phytonutrient nasunin – një antioksidant të fuqishëm, që ndihmon për të luftuar dëmet e qelizave kur është fjala për plakje ose sëmundje.
Trangujt e freskët: Edhe nëse është turshi, është i shkëlqyer për forcimin imunitar, për shkak se përmban antioksidantë dhe fibra, të cilat parandalojnë kapsllëkun.
Karota: Përderisa lahet mirë, nuk ka asnjë arsye që të qërohet. Edhe lëkura e karotës përmban antioksidant dhe përbërës që janë të mirë për shëndetin.
Molla: Edhe pse është shumë e vështirë të përtypet, molla me lëkurë është e pasur me fibra, të cilat ju ngopin dhe ju ndihmojnë me tretjen. Lëkura e mollës është e pasur me quercetin, vitaminë C dhe triterpenoids, të cilat janë luftëtarë të kancerit.
po, por me ilacet edhe hormonet qe perdoren ne rritjen e tyre asht e pa mundur te haen pa i qeruar.