Një grua thotë se është rrahur dhe varrosur e gjallë gjatë pushimeve në një resort në Republikën Domenikane. Fatmirësisht Tammy Lawrence-Daley i mbijetoi sulmit barbar që zgjati rreth tetë orë, por përgjegjësi nuk është gjendur ende.
Sipas The Sun, 51-vjeçarja shkoi me bashkëshortin dhe një çift për të pushuar, por u përball me një makth. Ajo tregoi se ishte larguar nga dhoma për të porositur ushqim, kur u sulmua nga pas nga një person që mbante të veshur uniformën e hotelit. Ai e tërhoqi drejt dhomës së mbarëvajtjes dhe e torturoi për gati 8 orë.
“Trupi im i pajetë u hodh nëpër shkallë dhe përfundoi në një zonë të nëndheshme me ujëra të zeza. Më qëllonte në kokë dhe tentonte të më mbyste. Nuk e di si shpëtova nga ajo ‘vrimë’ ku isha varrosur. Ai burrë mendoi se më vrau, por dështoi. Ai është ende atje jashtë, si një grabitqar që po kërkon viktimën e radhës”, rrëfeu 51-vjeçarja.
Përpos gjithë vuajtjeve, Tammy duhet të përballet edhe me frikën se autori do të mund të rikthehet për të “mbaruar punën”, pasi ai nuk ështe identifikuar ende. Edhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten mister.