Nuk e din pse je akoma single, zbuloje tani,ta thotë horoskopi

Ndoshta s’je ti, është shenja jote!

Dashi

E njëjta mënyrë sjelljeje –plot besim dhe siguri – që në fillimet e marrëdhënies dukej si kënga e një sirene, shumë shpejt do të kthehet në diçka acaruese për shkak të natyrës egocentrike të Dashit. Një person i shenjës së Dashit duhet të ulë tonet e egos dhe të ndryshoje qëndrimin- “ unë jam i pari”. Ai duhet të bëjë kompromise shpesh herë, nëse pretendon që një marrëdhënie të zgjasë në kohë.

Demi

Mos pretendoni që partneri t’ju qëndrojë besnikë gjatë gjithë kohës, nëse ju filloni të mos kujdeseni për veten ose të mos mbani gjallë pasionin në lidhjen tuaj. Partneret e shenjës së Demit janë shumë kokëfortë dhe janë të prirur që të mbajnë mëri për një kohë të gjatë, pasi ka ndodhur mosmarrëveshja brenda çiftit.

Binjakët

Nëse tradhëtia është tipar në marrëdhënien tuaj, kjo ndodh sepse vesi i partnerit të shenjës së Binjakëve ka dalë në sipërfaqe. Të jeni në një marrëdhënie me një Binjak, shpesh herë do t’ju bëjë të ndiheni konfuzë,sidomos nëse partneri i Binjakëve nxjerr në pah personalitetin e tij shpesh herë. Kjo mund të bëjë që partnerët e personave që janë shënja e Binjakëve, t’ia marrin vrapit nga sytë këmbët kur janë në një marrëdhënie të tillë.

Gaforrja

Një partner i shenjës së Gaforres, ka tendencën që të përmendë disa gjëra të rrezikshme , të tilla si martesa dhe fëmijët, në fillimet e lidhjes së dashurisë. Keta persona priren të jenë disi të ngjitur, duke bërë që partneret e tyre të dëshirojnë të ngadalësojnë ritmin e marrëdhënies, në vend që të qetësohen në krahët e dashurisë.

Luani

Një person i shenjës së Luanit, debaton me të dashurin/ën, sepse në të vërtetë interesohet për të. Por nëse partneri është konfuz, mund të ndihet sikur ky i dashur i Luanit është vazhdimisht në kërkim të betejave, gjë që mund të bëhet e lodhshme me kalimin e kohës. Një person i shenjës së Luanit mund të mbetet beqar, kur fitoret e betejave personale janë më të rëndësishme se beteja për të fituar zemrën e dikujt që i intereson.

Virgjëresha

Kjo krijesë e mrekullueshme që ju dëshironi t’ju kërkojë për të dalë, ndoshta as nuk e beson që ju mund të jeni i interesuar për të, duke qenë se personat e shenjës së Virgjereshës janë shumë të turpshëm. Gjithashtu Virgjereshat kanë prirjen që të heqin dorë shumë shpejt dhe mos t’ju telefonojnë kurrë për t’u takuar sërish, nëse gjeja më e vogël – reale ose imagjinare – shkon keq.

Peshorja

Jeta dashurore e një Peshoreje mund të jetë një katastrofë e vërtetë, nëse ai ose ajo vazhdon të piketojë partnerë që janë “të thyer” dhe kanë nevojë “të rregullohen”. Në fakt, një person i Peshores, mund të kërkojë në mënyrë të pandërgjegjshme njerëz që janë të këqinj për të dhe pastaj bie në kurthin e të bërit manipuluese ose mashtruese.

Akrepi

Misteri dhe magjia e një Akrepi mund të kthehet në diçka acaruese për marrëdhënien tuaj, brenda një kohe të shkurtër. Personat e Akrepit kanë një qëndrim të tipit “ose të gjitha ose asgjë”, gjë që ul ndjeshëm takimet e mundshme dashurore. Disa partnerë të shenjës së Akrepit, mund të bëhen shumë xhelozë dhe kontrollues, duke i shtyrë partnerët e tyre të largohen prej tyre.

Shigjetari

A janë standartet tuaja pak si shumë të larta? Atëherë ju padyshim jeni një Shigjetar. Sigurisht që ju meritoni më të mirën e mundshme dhe nuk keni pse të mjaftoheni me pak. Por duke mos pranuar mendimin se dikush është mjaftueshëm i mirë për ju, është diçka që nuk ju bën tërheqës.

Bricjapi

Një Bricjap mund të behet dyshues dhe madje xheloz, derisa të fitojë besim të plotë te partneri i vet. Për fat të keq, kjo ka nevojë për shumë kohë dhe këmbengulje. I dashuri/a mund të ndihet i frustuar dhe i mërzitur, para se të arrijë të kuptojë vlerat tradicionale të Bricjapit.

Ujori

Një person i shenjës së Ujorit ka gjithmonë një opionion të vetin dhe asnjëherë nuk përpiqet që të fshehë natyrën e tij të veçantë. Kjo mund të jetë interesante në fillim të marrëdhënies suaj, por konfliktet e vazhdueshme, të cilat një Ujor nuk pranon ti lë mënjanë, bëhen destruktive me kalimin e kohës.

Peshqit

A po vazhdoni të mendoni akoma për ish të dashurin tuaj? Nëse po, ka shumë gjasa që të jeni Peshqit. Ata me natyrën e tyre sakrifikuese mund të krijojnë dhe grumbullojnë pakënaqësi dhe gjithashtu mos të arrijnë ti japin fund një marrëdhënieje të keqe apo të dështuar.

Një person i shenjës së Peshqve mund të zgjedhë vazhdimisht të dashur që e përdorin atë, duke bërë të mundur që herë pas herë të mbeten beqarë, për shkak te zhgënjimeve në dashuri.

Loading...