Nuk e ka humbur buzëqeshjen dhe flet shqip shumë mirë – Historia e një tjetër vogëlushi shqiptar në kampin Al-Hol

Nuk e ka humbur buzëqeshjen dhe flet shqip shumë mirë. Por nuk e di fare se kur ka mbërritur në Siri.

E di që babai e ka marrë me vete atje, por tashmë nuk e di se ku ndodhet ai.

“Jam 10 vjeç”, thotë vogëlushi i cili pranon se në kampin Al Hawl ka ardhur para 7 muajsh.

Kur gazetari i A2, Jul Kasapi e pyet se kush e ka sjellë në Siri, djaloshi përgjigjet: “Babi im”.

Ku është babi – Se di përgjigjet femija

Ai është vetëm një nga shumë fëmijë shqiptarë që ndodhen në kampin famëkeq ku mbahen gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të ISIS.

Kampi ku deri para pak ditësh ndodhej edhe Alvin Berisha, i cili fatmirësisht arriti të largohej prej atje.

Loading...