Nuk është virozë normale,ka diçka ndryshe, mjeku/ Kinezët dicka fshehin për virusin

Alarmi për koronavirusin në Kina është përhapur në të gjithë botën, duke mos përjashtuar as Shqipërinë. 

Mjeku Petrit Vargu në studion e emisionit “360 gradë” duke iu referuar edhe mënyrat si po e trajtojnë këtë lajm në Kinë, kjo tregon që diçka është ndryshme.

Petrit Vargu: Është një gjë që nuk është një virus normal, sepse në asnjë nga epidemitë e përvitshme nuk janë dhënë me kaq emfazë nga mediat kineze. Diçka të ndryshme nga herët e tjera ka. Jemi akoma në një numër 80 të vdekur.
Nga gripi vdesin dhe në Shqipëri pavarësisht se nuk i japim të dhënat ashtu si duhet. Ata kur vjen puna brenda një jave bëjnë në spital, pra ata diçka dinë.

Duke lexuar edhe atë që thonë gazetarët në botë, apo mjekë izraelitë, në Wuhan ka dy laboratorë biologjikë, ku njëri është në 7 më të sofistikuar të botës, atëherë të shkon në mendje që diçka të ndryshme nga herët e tjera këtu ka.

Ajo që të tremb më tepër është që nëse në këtë laborator nuk kemi një virozë normale, por një virozë që e vdes njeriun, çfarë të lënë të dyshosh? Ajo që të lind të dyshosh është që ky koronavirus ka kaluar shumë pasazhe për tu bërë bombë biologjike. Kinezët trembën që me rastin e parë.

Loading...