Nuk fitoi mandat deputeti, aktori Petrit Malaj mesazh shqiptarëve: Rama do na përfaqësojë të gjithëve

I dyti në qarkun e Kukësit, Petrit Malaj nuk do të jetë në parlamentin e ardhshëm pasi nga 3 mandate 2 i mori PD dhe 1 PS.

Kandidati për deputet i PS në zonën e Tropojës edhe pse nuk mundi të sigurojë një ulëse në Kuvend, aspak i mërzitur ka dhënë një mesazh paqeje për të gjithë shqiptarët.

Ai shprehet i bindur se ka shumë punë për t’u bërë dhe se Rama me qeverinë e tij do të përfaqësojë të gjithë shqiptarët me dinjitet.

Malaj falenderon të gjithë votuesit e tij që i besuan me votën e tyre, duke i garantuar se do të punojë për ta në çdo formë të mundshme.
Shënimi i plotë i Petrit Malaj

Të nderuar qytetarë të Qarkut të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë!

Sovrani foli!

Partia Socialiste e Shqipërise do të qeverisë edhe katër vite të tjera! Ka ende shumë punë për të bërë, dhe vota tregoi se këto punë duhet të vazhdojnë!

Një urim e kam për të gjithë votuesit, të majtë e të djathtë: Përgëzime që me qytetari vendosët për të ardhmen e qarqeve tuaja.

Gjithcka ju vendosët, do u përkthehet me përgjegjshmëri dhe punë nga qeveria e ardhshme e Kryeministrit Rama, e cila do përfaqësojë gjithë qytetarët Shqiptarë pa dallime partiake!

Gjithashtu një urim e kam për gjithë të zgjedhurit e parlamentit të ri, me shpresën që do të përfaqësojnë me dinjitet votuesit e tyre: Suksese dhe punë të mbarë!

Po e mbyll me dy fjale per 13856 votuesit Socialistë të Qarkut të Kukësit e veçanërisht për ata 3534 që më votuan edhe personalisht kryesisht ne Tropojë: Mirënjohje përjetë! Nuk do resht së punuari në çdo formë për ju!

Me dinjitet dhe kokën lart, unë do të jem këtu, më i fortë se kurrë

Loading...