Nuk hapet e mallkuara derë, familjarët dhe djemtë e Tragjasit u munduan ta hapin derën e ambulancës me forcë/ Kjo më pas është skandal: arrestohet me qëndrim në burg Brikel Keli

Një fatkeqesi pllakosi Tragjasin, Arber Ferati 35 vjeç humbi jetën në fushën e Dukatit, duke korrur grurë, ku telat e linjës të tensionit të lartë ishin më ulët se lartësia e kombajnës, e dërgojnë me ambulance në spitalin e Vlorës , nuk hapet dera e mallkuar, familjarët dhe djemtë e Tragjasit, u munduan ta hapin derën me forcë, policia I pengoi, ku ndodhi gjëma, nga dy përgjegjësi të shtetit, të cilët duhet të ishin të akuzuar. Kjo më pas është skandal: arrestohet me qëndrim në burg Brikel Keli!!!
Sa keq, fshati e përcolli me dhimbje djalin e ferate, morën pjesë rreth 1000 djem të rinj nga krahina, të cilët na bëjnë krenar për bijtë që kemi, po I do atdheu I ke të gatshëm, por jo ti futni në burg si futët 35 vecarin tjetër, Brikelin, e mbaj këtë qëndrim jo si kushëri, por për drejtësi. Jepni drejtësi për Brikelin, Tragjasi si kurdoherë mbeshtet përparimin dhe lirinë e vendit.
Kërkojmë mbështetjen e opinionit dhe medias për sensibilizimin e prokurorisë dhe gjykatës të Vlorës. Nga Qato Shkurtaj

Loading...