Në këtë 8-Mars, kryeministri Edi Rama njoftoi largimin e Eglantina Gjermenit dhe Vasilika Hysit nga PS. Këtë largim kryeministri e shoqëroi me buqeta me lule për deputetet e PS dhe prurjet e reja që do të jenë pjesë e listës së PS për zgjedhjet e 25 prillit, Najada Çomon dhe Luljeta Bozon.
Për largimin e tyre Eglantina dhe Vasilika u shprehen se po ia kalojnë stafetën Najadës dhe Luljetës. Në fjalën e tij kryeministri Rama i falenderoi deputetet Hysi dhe Gjermeni për kontributin e tyre në PS.
Eglantina Gjermeni: Kam menduar që politika të jetë më njerëzore. Kam munduar të bëj më të mirën. Secila nga ne me përkushtim frymëzon gra të tjera. Është tamam mision. Nuk jam penduar.
Rama: Një tjetër gjë që është e rëndësishme të thuhet është se Tinës i ra pjesa më e vështirë, kandidimi në Krujë. Gruan time se çoj dot në Krujë do shkosh ti. Burrat me mbështjetjen që i bëjnë grave bëjnë një vend në ferr. Ferri ka nëntë rrathë, ndërsan një grua që nuk mbështët një grua fiton një vend në këto rrathë./Lajm i Fundit