Nuk i humbën shpresat,pas 15 vitesh martese,bekohen me trinjakë

Kjo është historia e Enver dhe Etleva Zinës.

Të martuar prej 15 vitesh, ata janë bekuar së fundmi me ardhjen në jetë të trinjakëve Amel, Mabel dhe Elsian.

Përmes lotëve ata rrëfyen për emisionin “ Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus emocionet e plotësimit të ëndrrës së tyre të kahershme, ndonëse me kredi.

“Kemi pritur shumë, kurrë nuk i humbem shpresat… Na është dashur të marrim kredi për të bërë fertilizimin In Vitro pasi nuk i kemi patur mundësitë ekonomike më parë”, është shprehur mes emocionesh Etleva, e cila 5 muajt e fundit të shtatëzanisë i ka kaluar në spital pasi kishte komplikacione.

“Deri tani paskemi jetuar një jetë boshe, pa kuptim, pa një motiv, me zor e prisnim por nuk e kishim menduar asnjëherë se çfarë gëzimi do të ishte. I mbaj në duar dhe ende nuk më bësohet që janë të mitë”, vijon Etleva.

Të dy prindërit e rinj janë aktualisht të papunë e ndërkohë që duhet të mendojnë për të ushqyer tre të vegjëlit e tyre, ata duhet të shlyejnë edhe kredinë që morën pikërisht për të realizuar ëndrrën e tyre./Vizion Plus

Loading...