Gjinekologu në kujdesin parësor shëndetësor të komunës së Prishtinës, Arsim Gashi, dyshohet se është personi që ka sulmuar profesoreshën Hatixhe Latifi-Pupovci.
Rasti ka ndodhur sot në Fakultetin e Mjekësisë rreth orës 14:30, pasi Gashi ka shkuar së bashku me të birin tij i cili është student tek profesoresha Latifi-Pupovci.
Sipas raportimeve, dyshohet se Gashi e ka grushtuar Latifi-Pupovcin, për shkak të disa pakënaqësive lidhur me ankesat e djalit të tij, shkruan gazeta shneta.
Vet Latifi-Pupovci ka thënë se është sulmuar nga Gashi pasi e ka rrëzuar nga provimi djalin e tij.
“Ngjarja ndodhi mbasi e rrezova në provim, një student atu kishte qenë tu e prit baba, te dera. Edhe në momentin që dul djali sigurt i ka thanë që është rrëzuar dhe asnjë minutë nuk ka shkuar ka hy babai i thij dhe tha që jam doktor arsimi gjinekolog tha e ke thirr në provim me gojë mandej i thash është rrzu nga provimi u kry kjo punë tha e qka pas kësaj a e paramendon qka ndodh jo jom njeri që nuk më intereson u qu edhe më sulmoi”, tha Pupovci për Insajderin.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ndërsa drejtori i Emergjencës Naser Syla ka thënë se gjendja shëndetësore e profesoreshës është e stabile.
“Po, e kemi marrë një paciente me traumë dhe ka lëndime në fytyrë. Gjendja e saj është stabile dhe tani është liruar për në shtëpi. ka thënë drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla.