Dy ditët e fundit media shqiptare është pushtuar nga lajmi për efektiven e policisë që ka bashkëpunuar në vjedhjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit.
Por duket se me foton që është publikuar nga disa media, duket se Edlira Bici është policja e vërtetë ndersa fotoja që është publikuar i përket një vajze që nuk ka lidhje fare me grabitjen në Rinas.
Fjala është për shtetasen Elona Bici është gruaja e ngatërruar që është nga Elbasani dhe që jeton në Gjermani.
Elona Bici ka thënë për Klan Plus se dje i ka parë lajmet në media dhe se nuk ka lidhje fare me ngjarjen në Rinas.
Sipas saj ajo do ta sqarojë këtë cështje me anë të ndjekjes juridike me avokatët.
Loading...