Në një postim në rrjetin social Instagram, këngëtarja shprehet se i ndalon njerëzit dhe mediat ta etiketojnë si “VIP”.
Aurela shtoi se është një njeri që njihet për shkak të profesionit që ushtron.
“Shoh shpesh tituj: Ja VIP-at që morën pjesë, ja cilët VIP-a shkuan, etj. Shoh edhe ndonjë koment kur thonë ju VIP-at etj., etj.
Unë ju ndaloj të etiketoni të tillë. Ju lutem mos më etiketoni VIP as në shkrime e as në përshkrime. Nuk jam VIP. Jam njeri që njihem për shkak të pasionit dhe profesonit që ushtroj. Emrin e kam Aurela Gaçe dhe kaq,”- shkroi këngëtarja.TPZ
Loading...