Kanë filluar të dalin parashikimet e para se kush do ta fitoj Topin e Artë për vitin 2018.
Mediat spanjolle nuk kanë mundur te presin së paku edhe një javë, për ta mësuar se kush do ta marrë në duar Topin e Artë.
Sipas, ‘Onda Cero’, Luka Modric është duke prirë bindshëm për titullin më të madh individual.
Mesfushori kroat është i ndjekur nga Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann.
Sipas mediumit spanjoll, Modric do t’i jap fund dominimit 10-vjeçar të portugezit dhe Leo Messit, duke u bërë lojtari i parë që e fiton.
Messi dhe Ronaldo e kanë fituar nga pesë herë Topin e Artë, ndërsa kroati do ta vë atë në koleksionin e tij për herë të parë. /Lajmi.net/
Loading...