‘Nuk ka për të pasur ulje pagash e pensionesh! Nëse preken, vetëm për t’u rritur’

Kryeministri Rama sqaroi të gjithë opinionin publik, i cili u revoltua në lidhje me propozimet e deputetit socialist, Ilir Beqaj për të ulur pagat dhe pensionet për të krijuar një fond të veçantë për përballimin e situatave të papritura si ajo e COVID-19.

Rama tha se kjo gjë nuk ka për të ndodhur dhe se i vetmi rast që paga dhe pensioni mund të preket është vetëm për rritjen e tyre.

“Nuk ka ulje pensionesh dhe ulje rrogash, se dikush ka një ide dhe mund ti thotë në një vend ku të gjithë mund të shprehin idetë e tyre.

Të gjithë mund të thonë ide të caktuara, për sa i përket vendimi zyrtar të qeverisë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë prekje të pensioneve apo të pagave.

Përkundrazi nëse do të preken do të preken vetëm për t’u rritur dhe asnjëherë për t’u ulur për asnjë arsye në botë.”, tha Rama.

Loading...