Nuk ka vendim/ Shtyhet sërish gjyqi për Saimir Tahirin

Ndonëse ditën e sotme ishte parashikuar që të jepej vendimi, është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri akuzohet se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm bashkë me ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn dhe vëllezërit e tij për trafikun e drogës.

Ndërkohë, raportohet se seanca do të mbahet më 26 qershor, ditën e premte.

Loading...