Një ngjarje pazakontë ka ndodhur në Meksikë ku një kandidat për kryetar bashkie gjatë fushatës në San Cristobal de las Casas, është zënë pritë nga banorët e qytetit.
Sipas ‘Daily Mail’, Juan Camachio, po kandidonte për postin e kryetarit të bashkisë dhe po realizonte fushatë më 16 maj ku bashkë me kolegët e tij u rrëmbyen për nëntë orë për arsye se ai nuk kishte realizuar premtimet e dhëna më parë. Banorët e pyetën atë në lidhje me projektet e punëve publike që ai kishte premtuar në këmbim të votave që i dhanë atij një vend në vitin 2018, ku ai u zgjodh kryetar bashkie.
Banorët e akuzonin atë për premtimet që nuk arriti të realizonte, për mos asfaltim rrugës dhe dështim në sigurimin e ujit të pijshëm të duhur dhe shkollimit të duhur për fëmijët.
Është raportuar se rrëmbyesit e tij donin 15,000 dollarë për lirimin e tij. Në një regjistrim në video shihen disa burra që e marrin Camachion dhe e dërgojnë në një vend ku është një litar në të cilin do e varin atë. Pasi ja vendosin litarin në qafë, duket sikur banorët bien dakord dhe e lirojnë atë.