‘Nuk mbroj kurrkënd që shan nga motra’, Stresi reagon pas sherrit mes Noizy-t me Cllevion

Reperi i njohur Stresi, ka reaguar lidhur me sherrin mes Noizy-t Cllevio Serbiano. Ajo që fillimisht ishte një lojë TikTok-u dhe argëtuese për shumë persona ka marrë tashmë përmasa të mëdha dhe serioze. Videot live që realizohen në këtë aplikacion prej kohësh u mundësojnë njerëzve të përfitojnë të ardhura prej tyre.
Kjo i shtyn shumë përdorues të bëjnë veprime nga më të ndryshmet për të marrë vëmendje. Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, kishte zgjedhur që shpesh të sulmonte figura të ndryshme, mes tyre edhe Noizyn. Të paktën kështu shprehej vetë ai së fundmi në një video-live duke i thënë reperit se nuk ka asgjë me të dhe se po përpiqej të merrte ‘ndonjë lek përmes videove live’.

Një person i tretë i gjendur në këtë histori, ndonëse jo protagonist, është reperi tjetër, Stresi. Ky i fundit ka pak muaj që ka rregulluar marrëdhëniet me Noizyn, të cilin prej shumë kohësh e ka patur ‘armik’ në muzikë. Nga ana tjetër, Stresi ka patur një miqësi të gjatë me Cllevion, me të cilin ka patur disa mosmarrëveshje ditët e fundit. Pas ngjarjes së bujshme, reperi doli në një deklaratë publike duke mbështetur Noizyn.

“Ca ka*in doni me tregu live. Ju ta hani mu*tin, ju të live-it. Klevio ka bo çfarë ka merituar e dinë edhe vetë Klevio, se ja kam parashikuar meqë doni me ditë. Se më keni çuar 8000 mesazhe. Nuk mbroj kërkënd unë kur i shahet motra. Kam hy tri herë me i mbyll këto muhabete. Nuk është Klevioli i vetmi shokë i imi që goditet. Është i dyti, edhe pse, se s’më ka dëgjuar mua. Unë i kam lutë, mos e vëlla mos ia shaj motrën askujt. Leni budallaqet. Rrini të qetë, mos u bini njerëzve në qafë. Mundohuni me i harru disa gjëra,”-shprehej Stresi.

Kjo deklaratë ngjalli shumë reagime. Pati edhe njerëz që akuzonin reperin se ‘po mban anën e armikut që e bëri mik disa kohë më parë dhe nuk po mbështet mikun e shumë viteve’. Ai e quan Cllevion ‘gango budalla’ teksa betohet se nuk ka patur asnjë ndikim në këtë çështje.

“Po t’ju tregoj telefonin tim, do shihni 8 mijë video të tilla. Mua nuk më intereson. Ku bëhet sherr unë shoh punët e mia dhe iki. Unë nuk kam sherre me repera, kam sherre të rënda. Me djem babaxhana që i vlerësoj dhe më vlerësojnë. Cllevio është gango pa merak. Ka për të ngelur gango, por gango budalla. Nëse kam 1% ndikim në këtë gjë Zoti ma çoftë te familja ime. Se po ju bëj be në familjen time. Nuk kam bërë asnjëherë kështu gjërash në shoqëri. Kurrë në jetë nuk kam bërë budalliqe me shoqërinë.”- shprehet Stresi në një reagim publik në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Cllevio është arrestuar nga policia pasi në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie. Ai kishte qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në Mars të vitit të kaluar ai është ndaluar nga uniformat blu duke drejtuar një automjet pa patentë ndërkohë që gjatë kontrollit i janë gjetur tre thika dhe një sasi lënde narkotike.

Loading...