Nuk mjafton vetëm talenti, duhet edhe leja e bashkëshortit. Njihuni me trajneren iraniane të skive që nuk i lejohet të shkojë në Botëror

Në Iran jeta është ndryshe nga vendet Perëndimore. Këtë argument e përforëcon bashkëshorti i trajneres iraniane të skive, Samira Zargari. Kjo e fundit nuk mund të shoqërojë grupin e saj në kampionatin botëror në Kortina të Italisë, pasi bashkëshorti i saj nuk e lejon.

Sipas ligjeve në fuqi në Iran, është bashkëshorti ai që vendos nëse bashkëshortja e tij mund të udhëtojë jashtë vendit. Në këtë mënyrë trajnerja e ekipit femëror të skive nuk ka mundur të shoqërojë atletet e ekipit të saj në kampionatin botëror që zhvillohet në Itali, pasi bashkëshorti i saj nuk e ka lejuar. Bashkëshortin e saj e mbështet edhe ligji islamik, pasi është ai që vendos për gruan.
Pasi lajmi u përhap, për këtë çështje kanë ndërhyrë dhe zyrtarët e lartë të federatës iraniane. Ata u përpoqën t’i ndryshojnë mendjen bashkëshortit të saj, por pa rezultat.

Por ky nuk është rasti i parë. Kujtojmë se të njëjtin fat kanë patur edhe Nilufar Ardalan, kapitene e kombëtares femërore të futbollit në 2016, dhe në vitin 2017 Zahra Nemati, kampione në Lojërat para olimpike për hark.

Loading...