Elma Doresi
Nuk mund të bësh gjumë kur shikon student me mesatare 9.7 të punojnë si shitëse.
Nuk mund të bësh gjumë kur shikon student me diploma e master të punojnë në call center.
Nuk mund të bësh gjumë kur shikon student me aftësi të kufizuar me mesatare 9.5 dhe me kushte financiare në limite për jetesën të paguajnë 2 miljon lekë në vit.
Çohuni!Nga unë e para.
Ose çohuni dhe flisni ose çohuni dhe ikni!
Investova 10 vite në Teatër.Bashkë me Akademinē të cilën e BËRA,rrija e punoja në studjo dhe në ditë pushimi,pra 14 vite investim dhe përfundon në shtëpi se ka nga ato që ” lale kom siguru 1mijë vota unë” që të zënë vëndet.Për të mos folur që ka aktor që nuk dinë të lexojnë.Për të mos folur që duhet me Pi që të ndihesh pjese e “grupit artistik”.
Apo doni video?Se i kemi dhe ato!
E pastaj del pronari i shtëpisë Teatër e të thotë :Qarkullo!
Çohuni për të kuptuar se në Shqipëri dhe pse ja del me shpatullat e tua që janë raste tē rralla,prap ka një limit sepse këtu shërbëtori yt kthehet në pronar!
Do çohem për nipin tim që krahas universitetit po bën dhe japonisht.
Japonishtja paskërka 3 alfabete!
E duke qeshur i përgjigjem nipit : Të keqen halla ne nuk dimë ende 1 alfabet e jo më tre.
Po pse po e bën nipi im këtë gjuhë?
Sepse ka dëgjuar se andej ka punë.
Me mesatare 9 është nipi,me 4 gjuhë të huaja e në pritje ti bëj 5.Po çe do,ai nuk po bëhet gati për këtu.Këtu me atë mesatare përfundon shitës,ose si halla në shtëpi.
Pra ose çohemi dhe dalim ose çohemi dhe ikim. – labërianews