Nuk mund te jemi bashkevuajtes neqoftese nuk ishim bashkeluftetare – Liza Brozi

Nga Liza Brozi

“Nuk mund te jemi bashkevuajtes neqoftese nuk ishim bashkeluftetare”
Le te mendojme pak impaktin qe pati tek ne, ngjarja e Katedrales se Parisit. Secili foli si dashamires i artit dhe kultures.
Por jo realisht, ajo paskesh qene thjesht sa per tu dukur. Ne po e leme popullin tone, ne po e leme kujtesen tone ta zere “semundja e harreses”, ne nuk i mbeshtetem artistet, ose i mbeshtetem vetem me fjale atehere kur duheshin vepra. Ata qene dhe jane vetem, sepse secili nga ne ishte i zene nga punet e hallet e tij. Eh, kultura, arti, trashegimia, c’mund te jete perpara bukes se perditshme qe duhet te kete nje popull ne tryezen e tij? Degjova dike te thoshte. Cmund te jete nje kafshate perpara urise se cmendur te dikujt qe nuk njeh kufi?
Po ne, ne qe marrim mend nga ata qe na quajten “trushpelare”, cfare jemi ne qe marrim mend nga ata qe librat i kane si ornament zbukurimi?
Cfare kujtese historike kemi ne?
Ne qe Deklaraten e Pavarsise e beme kaush per luledielli. Ne qe arkivat e bibliotekat i kemi here ne zjarr e here nen uje.
Ne qe i thajme librat ne katin e pare te Bibliotekes Kombtare tamam si carcafet neper ballkone, tha sot nje miku im.
Ne jemi nje popull qe zgjohemi vone, po edhe sikur te ishim zgjuar sot me heret kush do ta ndalte? Asnjeri! Sepse secili nga ne qe i zene me problemet e tij.
A ka mbetur tjeter per tu shkaterruar?
Injorante eshte bota qe ruan kampet famekeqe te perqendrimit, injorante eshte bota qe permes “Aushvicit” i kujton gjithe moskekecarjet e totalitarzimit?
Po ne, cfare bejme ne?
Ne i lutemi zotit, te behet enderr ajo qe para syve tane ndodh pa pike turpi.
Sa vite ka qe behet thirrje per Zgjim Kombetar?
Por prape ne fleme sepse kllapia na ka zene deri ne ate pike sa forca per tu zgjuar eshte me e frikshme se vdekja….
E Ismal Qemali kishte te drejte kur thoshte:
“Nje femije qe fle rritet, nje popull qe fle vdes”!
Teatri Kombtar

Loading...