“Nuk mund t’u flas nxënësve për Skënderbeun, kur e kanë barkun bosh”/Mësuesja e rrallë flet …

Nxënësit e shkollës “Musine Kokalari” ndihen me fat sepse mund të jenë ndër më të privilegjuarit ndër moshatarët e tyre.

Ata kanë një super mësuese që e zhvillon mësimin në një mënyrë unike. Shigjeta Canaj, mësuesja e Historisë dhe Gjeografisë në shkollën “Musine Kokalari” në kryeqytet, u përlot ndërsa tregonte se përse shpeshherë i merrte dhe në shtëpi nxënësit e saj, një pjesë e të cilëve e thirrën tek “Ka një mesazh për ty”.

“Në shkollë ata më shohin si mësuese”, tregon ajo duke shpjeguar se numri i lartë i nxënësve në klasë e bën të vështirë t’u japësh vëmendjen e duhur secilit prej tyre. Sipas saj, kur ndan kohë jashtë shkolle më nxënësit, arrin të krijosh një marrëdhënie afrimiteti që të ndihmon të kuptosh pse një nxënës sillet ndryshe nga bashkëmoshatarët me të cilët ndan të njëjtat ëndrra. Madje ajo u prek kur kujtoi se disa prej tyre nuk janë dhe të ushqyer. “ Nuk mund t’u flas për Skënderbeun kur e kanë barkun bosh”, thotë ajo.

Nxënësit vlerësuan tek mësuese Shigjeta fantazinë dhe mënyrën argëtuese me të cilën ajo shpjegonte mësimin për t’ua bërë atë sa më interesant dhe të kuptueshëm. Të organizuar nga mësuese Shigjeta në dy grupe atë të gjeografisë dhe historisë, nxënësit bënin shpesh udhëtime gjatë ditëve të tyre të pushimit për të njohur nga afër atë për të cilën flasin në shkollë. Ndaj dhe kishin ardhur tek “Ka një mesazh për ty” për ta falenderuar publikisht. 

Loading...