Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka vendosur të pezullojë Vladimir Putin nga posti i presidentit të nderit dhe ambasadorit të saj.
Vendimi është një nga sanksionet e radhës në fushën e sportit ndaj Rusisë, pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.
Presidenti Putin njihet si i apasionuar pas sportit të xhudos dhe ka rrip të zi për aftësitë e tij.
Kjo është në vazhdën e dhjetra sanksioneve që shtete dhe organizata ndërkombëtare kanë marrë ndaj Putin, pas urdhërit të tij për të ndërhyrë ushtarakisht në Ukrainë.
Loading...