Nuk përballoi dot vendimin e Gjykatës, vret veten një burrë në SHBA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA një ditë më parë. Mësohet se një burrë në Dakotën e Veriutka vrarë veten pasi u dënua nga gjykata. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se viktima theri veten me thikë brenda gjykatës federale në Fargo, para gjykatësit e anëtarëve të jurisë.
“Ai krijoi një objekt të mprehtë dhe i dha fund jetës”, shkruhet në deklaratën e dhënë nga autoritetet zyrtare për mediat.

Ndërkohë viktima ishte shpallur fajtor, akuzuar për shumë vepra penale të cilat nuk janë bërë me dije. “Ai u kthye dhe në atë moment po shihja diçka në pjesën e brendshme të qafës së tij. Ishte tepër vonë, preu fytin me një objekt të mprehtë”, u shpreh një dëshmitar.

Loading...