Nuk pranoi të kandidonte për PS, Rama përjashton nga partia Dritan Lelin

VLORË
Kryeministri Edi Rama kërkon përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli nga Partia Socialiste.

Rama iu ka dërguar një mesazh anëtarëve të asamblesë së PS, dega Vlorë ku kërkon përjashtimin e tij.
“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona”, thuhet në mesazhin e Ramës, që vjen pak ditë pasi kryebashkiaku i Vlorës refuzoi propozimin e Ramës për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.

Prej muajsh ne qarqet politike te vendit flitet per nje perplasje te ashper mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut te Bashkise se Vlores Dritan Leli.

Ky i fundit pak dite me pare refuzoi te perfshihej si kandidat ne listen e PS, dhe mesa duket, ky ka qene edhe momenti kur kryeministri ka marre vendimin perfundimtar per largimin e tij nga PS./lajmifundit

Loading...