Numri i të shëruarve më i lartë se i rasteve të reja, ja si paraqitet situata në dy spitalet Covid

Sipas raportimit zyrtar të ministrisë së Shëndetësisë mësohet se numri i të shëruarve është është më i lartë sesa numri i rasteve të reja pozitive gjatë 24 orëve të fundit.

Burime bëjnë me dije se janë shëruar 137 persona dhe janë regjistruar 106 raste të reja.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

NJOFTIMIT I MINISTRISE SE SHENDETESISE:

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe 73 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ju lutemi mos neglizhoni shenjat e COVID-19, në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (27 Shtator 2020)
Testime totale 85.554
Raste pozitive 13259
Raste të shëruara 7534
Raste Aktive 5348
Humbje jete 377 (Qarku Tiranë 179, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2637
Durrës 587
Shkodër 386
Elbasan 309
Lezhë 298
Fier 250
Korçë 240
Vlorë 200
Kukës 154
Berat 108
Dibër 104
Gjirokastër 75

Loading...