Numri i viktimave nga koronavirusi, vijon të rritet ndjeshëm në të gjithë botën, më së shumti në SHBA, Spanjë, Francë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Këtë mëngjes autoritetet kanë konfirmuar se numri i të infektuarëve në mbarë botën i ka shkuar në afro 1 milion e 853 mijë, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 114,270.
Ndërkohë mbi 110 mijë vdekje janë regjistruar jashtë Kinës, vendit ku shpërtheu pandemia. SHBA dhe Franca janë vendet ku numri i viktimave po rritet me shpejtësi, pasi Italia dhe Spanja kanë shënuar disi rënie nga ditët e tyre më të zeza.
Në shtetin fqinj zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por jo vetëm. Numri i viktimave në Itali i ka kaluar 19,800.
Ndërkohë SHBA është vendi i cili po përballet më keq me luftën kundër koronavirusit. SHBA ka numrin më të lartë të të infektuarëve dhe të viktimave në botë, me 560, 433 raste, dhe mbi 22 mijë të vdekur.
Kujtojmë se Covid-19 ka prekur 446 persona në Shqipëri, 23 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.