Një grua e cila nuk dëshiron të zbulojë identitetin e saj ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” për të rrëfyer historinë e jetës së saj dhe çfarë ka përjetuar nga martesa e parë, ku ka dhe një djalë në moshën 11 vjeç. Ajo tregon se u martua me një burrë i cili jetonte në një zonë shumë të thellë të Gramshit, në mal dhe në fillim nuk dëshironte të shkonte tek ai vend dhe të martohej me të, por familja e nxiti.
Vjehrri i saj ishte shumë fanatik dhe nuk e linte të laheshe apo të pastroheshe sa herë që ajo kishte nevojë, madje dhe rrobat që ajo vishte, duhet t’i shihte ai më parë dhe nëse i pëlqenin do i vishte, nëse nuk do i pëlqenin nuk kishte shans t’i vishte.
Gruaja: Unë nuk e desha atë që më prezantuan, nuk më dukeshe i mirë dhe për shkak të vendit ku jeton është shumë larg dhe thellë, një fshat në Gramsh, por më pas u bë fejesa.
Mirela Milori: Po si u bë fejesa kur ti nuk e doja se këtë nuk e kuptoj, a i the se nuk e do këtë burrë?
Gruaja: I thashë mamit që nuk më pëlqen, por mami më tha e ka bërë halla dhe është i mirë. Pas një muaji fejesë ai iku në Greqi dhe erdhi pas një viti. Gjatë kësaj kohë vinte më merrte vjehrri dhe kur shkoja aty më shanin, më paragjykonin, më thoshin ka ngelur kjo prandaj ka ardhur në mal. Isha mësuar ndryshe në fshat, lahesha, ndërrohesha, ndërsa vjehrri më thoshte një herë në javë, pse lahesh kaq shpesh, pse ndërrohesh kaq shpesh, duhet të shkosh të bësh dru. Unë sado që nuk i kisha bërë asnjëherë, mundohesha, shkoja pas kunatës. Çdo rrobë burri mi blinte që vishja dhe më thoshte çdo lloj rrobe që të veshësh do dalësh t’ja tregosh babit tim i pëlqen apo nuk i pëlqen atij.
Mirela Milori: Sa persona ishit në familje?
Gruaja: Ishte vjehrra, vjehrri, kunati me nusen dhe dy fëmijët dhe ne të dy.
Mirela Milori: Kështu ishte raporti me djalin dhe nusen tjetër?
Gruaja: Ishin të treja nuset nga fshati.
Mirela Milori: Vjen në jetë djali.
Gruaja: U martuam në vitin 2008, vendosëm të ikim në Greqi tek vëllai dhe motra ime. Në Greqi ika nga mali, isha dhe shtatzënë në atë kohë dhe pas një jave arrita tek vëllai, kurse burri ishte në një qytet tjetër. E telefonoja shumë shpesh për t’i thënë se arrita tek vëllai, dhe gjente justifikime për të ardhur. Erdhi mbas 5 muajsh tek vëllai im. Ai punonte çobani më parë dhe justifikoheshe thoshte jo nuk kam punë, ti e ke fajin që erdhe këtu dhe filluan problemet, kishte dhe debate. Filluan zënkat e shpeshta dhe dhuna.