Një nga imazhet e rralla, që ruhen në Arkivin Qendror të Filmit për prodhimin kinematografik, të realizuar para dyzet vitesh, “Nusja edhe shtetrrethimi” me skenar të Helena Kadaresë edhe regji të Kristaq Mitros dhe Ibrahim Muçajt do të shfaqet në “Viennale” të Austrisë.
Ky film është përzgjedhur për të qenë pjesë e programit të filmave europianë, që trajtojnë Luftën e Dytë Botërore.
Filmi “Nusja edhe shtetrrethimi” do të prezantohet në datë 2 nëntor në Austri. Në këtë film, artistët në role janë: Rajmonda Bulku, Llazi Serbo, Thimi Filipi, Sotiraq Bratko, Kastriot Çaushi, Gjergj Lala, Marta Burda, edhe aktorët Behije Çela, Pavlina Mani, Zyliha Miloti e Vitore Nino. /atsh
Loading...