Imazhet prekëse tregojnë një grua të ulur në gjunjë në varrin e të fejuarit të saj veshur me fustanin e marteses.
Kjo duhej të ishte fundjava më e lumtur në jetën e 22-vjeçares Sara Baluch.
Të dielën ajo duhej të shkonte në altar me fustanin e nusërisë për tu martuar me 24-vjeçarin Mohammad Sharifi, por në vendin të kësaj shkoi në varrezat ku dashuria e jetës së saj prehet në Nashville, Tennessee.
Mohammad u qëllua për vdekje tre javë më parë nga një person të cilit po i shiste një videolojë.
Baluch shihet duke qarë e ulur pranë varrit të të dashurit të saj e rrethuar nga të afërm që thonë lutjet dhe lexojnë Kuranin.
Sharifi u qëllua për vdekje më 19 shkurt në parkingun e një kompleksi apartamentesh në Hixson. Ai do i shiste lojrat e tij Xbox One, D’Marcus White me të cilin foli në Facebook.
20-vjeçari u arrestua me akuzën për vrasje.
(Balkanweb)