Nusje djalit telendare
Desh më lidhi me litare
Djalit ja bëri me hile
Mua më çoi në azile
Pa le hiqej shumë trime
S”më jip buk më jip thërrime
Ma bëri djalin harbut
Pa çka që ishte i but
Nga shtëpia më përzun
Dhe fajin mua ma vun
Për djalin një jet u treta
Po çe do që vetëm mbeta
Nga azili po shaj fatin
Që bën biri për të jatin
Po kurr mos të kapt deliri
Çi bën babës ta bën biri
Se e keqja që bën biri
Ngelet te vatra te hiri
Tani nga azili shkruaj
Më vjen turp ndaj edhe vuaj
Mi hodhën posht gjith meritat
Si krundet që nxjerin sitat
Zoti më ka dhën durim
Prap lutem për birin tim
Se s”ka grua ka kuçedër
Një femër që nuk ka sedër..
Loading...